Ambasada e SHBA njofton çiftet e reja: Aplikoni shpejt për vizë

653
0

Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar sot se si duhet të veprojnë çiftet e reja për t’u bashkuar në SHBA.

“Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar? – e hap bashkëbisedimin e përjavshëm, amabasada në Fb. – Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt!” Këshillohet në vijim.

Zyrtarja e ambasadës së SHBA në Tiranë, Anna, ka nisur ndërkohë komunikimin pyetje – përgjigje direkt në Fb me qytetarët shqiptarë të interesuar.