Ndryshimi i orës, merret vendimi i rëndësishëm

558
0

Ndryshimi i fundit i orës do të jetë në mars të vitit 2019″>2019, dhe pastaj çdo shtet anëtar i BE-së do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me kohën verore apo me atë të dimrit.

Komisioni i Bashkimi Evropian propozoi që t’i jepet fund ndryshimit të orës në muajt veror dhe dimëror të shteteve anëtare të BE-së.

Kryetari i KE-së, Jean-Claude Juncker, në adresimin e tij, njoftoi rreth propozimit të rregullores së ndryshimit të aplikimit të orës verore dhe dimërore që është duke u zbatuar aktualisht.

Sipas kësaj, shtetet anëtare të BE-së, që nga viti 2019″>2019 nuk do të zbatojë orën verore dhe do të kalojë në një llogari të vetme. Vendet anëtare në prill të vitit 2019″>2019 do të vendosin për një llogaritje të vetme, verore ose dimërore.

Ata që do të zgjedhin llogaritjen verore ndryshimin e fundit të detyruar do ta bëjnë më 31 mars 2019″>2019, ndërsa ata që do të zgjedhin llogaritjen dimërore ndryshimin e fundit do ta bëjnë më 27 tetor 2019″>2019.

Që të dekretohet rregullorja duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian (PE).

Në 28 shtete anëtare të BE-së me rregulloren e bërë në vitin 1981, çdo vit e diela e fundit të muajit mars akrepat janë shtyrë një orë përpara, ndërsa të dielën e fundit të tetorit akrepat një orë pas.

PE në muajt e kaluar kishte pranuar vendimin që parasheh t’i jepet fund ndryshimit të orës në mbarë BE-në.

Në sondazhin e bërë nga KE, në datat 4 korrik-16 gusht për orën verore kishin marrë pjesë 4,6 milionë persona.

84 për qind të qytetarëve ishin kundër llogaritjes së ndryshme për verën dhe dimrin.