Që prej dy ditësh banorët e Tiranës dhe Durrësit nuk mund të shohin asnjë kanal televiziv për shkak të mbylljes së transmetimeve analoge. Për të parë televizionet lokale dhe kombëtare, çdo shtëpi dhe biznes duhet të ketë të paktën një dekoder digjital tokësor.
DVB-T2- Universal është dekoderi që duhet të blini për të ndjekur kanalet shqiptare. Ai mund të gjendet në çdo dyqan që shet pajisje elektronike dhe elektro-shtëpiake. Disa dyqane kanë nisur të bëjnë edhe oferta për klientët. Çmimet e këtij dekoderi ndryshojnë në varësi të dyqanit, por ato variojnë nga 25 mijë lekë të vjetra deri në 39 mijë lekë të vjetra.
Qytetarët duhet të bëjnë kujdes sepse pavarësisht çmimit, dekoderi është i njëjtë dhe cilësia e tij nuk varet nga çmimi i lartë.