Monedha që datojnë në epokën romake u gjetën në një qyp në një bodrum në Teatrin Cressoni në Como, në veri të Milanos, Itali.
Monedhat u zbuluan javën e kaluar, sipas Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore dhe Aktiviteteve, dhe u transferuan në laboratorin e restaurimit Mibac në Milano, ku arkeologët dhe restauruesit do t’i shqyrtojnë ato.
Teatri historik Cressoni u hap në 1807 para se të kalonte në kinema dhe përfundimisht u mbyll në vitin 1997. Vendi nuk është larg nga zona e forumit të Novum Comum, ku janë gjetur objekte të tjera të rëndësishme romake.
Në 2016 arkeologët zbuluan një monedhe romake të rrallë 2,000-vjeçare, një monedhë ari në Jeruzalem. Monedha kishte fytyrën e Nero, perandori romak më i njohur, i cili njihet ngaqë dogji Romën.
“Ne ende nuk dimë në detaje rëndësinë historike dhe kulturore të gjetjes së këtyre monedhave. Por kjo zonë po provon të jetë një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë, një zbulim që na mbush me krenari” , tha ministri i Kulturës Alberto Bonisoli në një njoftim për shtyp.