Lajmi që po trondit mediat botërore: Princeshë Diana ka pasur një vajzë të fshehtë

1543
0

Pikërisht në përvjetorin e vdekjes së saj, po qarkullon një lajm se princeshë Diana ka pasur një vajzë të fshehtë.

Revista javore “Novella 2000” ka sjellë këtë sekret të frikshëm në sipërfaqe, njëzet vjet pas vdekjes së princeshës, e cila vdiq së bashku me shokun e saj Dodi Al Fayed në urën Alma në Paris 31 gusht 1997.

Vajza, e quajtur Sara, gjithashtu së fundmi ka takuar Princin Uilliam, i cili e ka shtyrë atë të pretendoj fronin. Të gjitha detajet e tregimit të pabesueshëm.

Revista ka publikuar dëshmi dhe dokumente zyrtare të dyshimta, duke ngritur një tezë që ka qarkulluar në Shtetet e Bashkuara disa vjet më parë. Oggi.it shkruan se para dasmës në vitin 1981, ka ndodhur një ngjarje pabesueshme.

“Para se të lejonte martesën e Princit Charls me Dianën Mbretëresha do të sigurohej jo vetëm që Diana ishte e virgjër, por edhe se ajo ishte pjellore, në mënyrë që të sigurohej një trashëgimtar për Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte konsultuar në këtë mënyrë me gjinekologun e oborrit mbretëror, Sir George Pinker, i cili mori dy ovula nga Diana dhe realizoi fekondimin me farën e Charls. Sapo të ndodhte ngjizja, mbretëresha do të urdhëronte eleminimin e embrionit.

Sipas raporteve të marrë nga revista, mjeku vendosi embrionin tek gruaja e tij, duke lindur në këtë mënyrë Sara, vajza dhe fëmija i parë i Dianës,”- shkruhet ne “Novella 2000”.

Ky lajm qarkullon si thashethem prej vitesh, por mesa duket tashmë është vërtetuar.