Çifti i ri tenton të bëhen me fëmijë për 4 vjet, doktori bën zbulimin e pabesueshëm

631
0

Për katër vite me radhë një çift i ri provoi që të bëheshin me fëmijë, deri kur vendosën që ti drejtoheshin mjekut specialist për ndihmë.

Historia e pabesueshme vjen nga Kina, ku bashkëshortët me moshë 26 dhe 24 vjeç, zbuluan se gjatë gjithë kësaj kohe kishin tentuar ngjizjen në mënyrë tërësisht të gabuar.

Duke folur me mjekët vajza e re tregoi se kishte bërë rregullisht seks me të shoqin, por se të gjitha eksperiencat kishin qenë “tmerrësisht të dhimbshme”.

Por për shkak të dëshirës për të zgjeruar familjen dhe dëshirës për tu bërë nënë, duroi. Pikërisht ky rrëfim i çuditshëm, bëri që mjeku të dyshojë, duke çuar në zbulimin shokues.

Duke menduar se ajo mund të ishte prekur nga ndonjë sëmundje gjinekologe, bën të gjitha analizat, duke zbuluar se në të vërtetë gruaja ishte e virgjër.

Por në atë moment mjeku zbuloi se çift praktikonte vetëm seksin anal, duke injoruar totalisht mënyrën normale të ngjizjes.

Kështu doktor Lio, i cili trajtoi rastin, i dha çiftit një manual për marrëdhëniet seksuale, para se të ktheheshin në shtëpi.

Pas disa muajsh erdhi më në fund lajmi i mirë, gruaja kishte ngelur shtatzënë. Çifti në shenjë falënderimi si dhuratë për doktorin, i cili kishte dalë ndërkohë në pension dhuruan 100 vezë dhe një pulë të gjallë.