Disa ditë më parë, në qytetin e Vushtrisë është ndarë nga jeta Asllan Kuqani, i moshuari që është kujdesur për këlyshë macesh dhe qensh që i ka gjetur duke u endur në rrugë dhe i ka rritur, ushqyer e strehuar.
Qeni i tij prej 13-vitesh, të cilin Asllani e kishte quajtur Çuki, që prej ditës që nuk e ka parë më të zotin, është ulur tek dera e punishtes së të ndjerit dhe i mërzitur e ka pritur të vijë.
Miku i Asllanit rrëfen se qenit i kanë dhënë për të ngrënë dhe për të pirë, mirëpo ai ka refuzuar duke qëndruar i pikëlluar përpara derës, teksa pret pronarin e tij.
“Ai ndërroi jetë të mërkurën. Të nesërmen janë mbledhur këtu 30-40 qen që i ka rritur. E kanë pritur, nuk ka ardhur. Të nesërmen ky qen qante për të, lotët i pikonin si një njeri.”- është shprehur miku i të ndjerit.