Surprizë: Elvana Gjata i jep fund beqarisë, shkëlqen e veshur nuse

925
0

Elvana Gjata është padyshim një prej këngëtareve më të njohura e më të komentuara të showbizit shqiptar, e cila ndiqet nga një numër i madh fansash në rrjetin social Instagram dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur.

Në muajin shkurt të këtij viti ajo mbajti një recital ku mahniti publikun me këngët e reja. Së fundmi, hitet ‘Mike’ dhe ‘Ku vajti’ kanë arritur miliona klikime në Youtube dhe janë kthyer në të preferuarat e kësaj vere, duke e bërë Elvanën këngëtaren më në zë të momentit.

Mirëpo, ajo i ka surprizuar të gjithë kur në një video të publikuar në profilin e Ermal Mamaqit në Instagram, shfaqet e veshur me fustan nusërie dhe me vello mbi kokë. Elvana kalon e emocionuar dhe e përlotur përpara kamerës, teksa shkëlqen e veshur në të bardha.

“Motra s’më besohet që erdhi kjo ditë”- ka shkruar Ermali në videon e publikuar. Të jetë duke u afruar dita e madhe për Elvanën?