Burri i saj kthehet në shtëpi me një fëmijë të panjohur në krah. Gruaja e shokuar nuk mund ta besojë atë që ndodh më pas

723
0

Zona e Pasco-s është një komunitet në Florida me një numër të madh të njerëzve të pastrehë.

Pikërisht këtu Pastori Ronnie Stewart dhe bashkëshortja e tij Krystal kanë themeluar një kishë, duke njohur kushtet e vështira të jetës së komunitetit dhe që atëherë, kanë bërë çmos për të ndihmuar.

Brenda pak muajsh, dhe me mbështetjen e organizatave metropolitane jo-fitimprurëse, kisha filloi shpërndarjen e ushqimit për 500 njerëz, veshje dhe sende të tjera falas dy ditë në javë.

Një të premte, ndërkohë që po punonte, Krystal vuri re dy fëmijë njëri 2 vjeç dhe tjetri 7 muajsh që ishin rreth kishës. Ata jetonin me prindërit e tyre në një tendë të afërt.

Kur e kuptoi se po afrohej një stuhi e njoftuar nga rrjetet mediatike, ajo mendoi se duhet t’i mbronin dy fëmijët. Ata nuk kishin një çati të ngrohtë, të thatë si ajo dhe vetëm duke e menduar këtë zemra e saj u thye.

Ajo nuk mund të lejonte që fëmijët të rrezikonin të lëndohen ose të ndodhte më e keqja me ta.

Krystali i kërkoi Ronnie-t të shkonte te prindërit e fëmijëve, të dy të varur nga droga, por refuzuan të shkonin në një strehë, shkruan ShkodraNews. Burri pastaj kërkoi leje për të marrë fëmijët në shtëpinë e tij për të bërë një banjë të nxehtë dhe t’i ofronte atyre një shtrat për të kaluar natën. Për habinë e tij, prindërit pranuan pa hezitim.

Kur stuhia erdhi me gjithë zemërimin e saj, Ronnie dhe Krystal pyesnin vazhdimisht se si Perëndia do t’i ndihmonte këta fëmijë të mbroheshin nga moti i keq, kur ata nuk kishin as shtëpi.

Disa ditë më vonë, të dielën, kur doli largua nga kisha, Ronnie shkoi bashkë me një punonjës social tek prindërit e fëmijëve, të cilët u njohën me urdhrin e një gjyqtari.

Pas një hetimi u konstatua se fëmijët duhet të largohen menjëherë nga kujdestaria e prindërve të tyre, shkruan ShkodraNews. Çifti pastaj e pyeti pastorin nëse ai mund të kujdesej për fëmijët e tyre për njëfarë kohe dhe për të parandaluar që fëmijët të çoheshin në ndonjë structure sociale.

Punonjësi social megjithatë kishte nevojë për një përgjigje të menjëhershme.

I habitur, por i lumtur që mund të ndihmonte dy fëmijët në nevojë, pastori pranoi dhe mori një nga të vegjëlit në krahët e tij.

Pesë muaj më vonë, pastori dhe gruaja e tij duhej të merrnin një vendim: t’i adoptonin fëmijët ose t’i linin ata në duart e punonjësve socialë.

Ata mendonin se Perëndia i kishte vënë në rrugën e tyre për një arsye dhe t’i donte ata sikur të ishin të tyrët. Kështu ata vendosën t’i birësojnë ato. Ata fëmijë të panjohur zyrtarisht u bënë pjesë e familjes.

Tregime si ky të prekin thellësisht zemrën. Ronnie dhe Krystal duan që ai të ndahet për të frymëzuar të tjerët për të qenë bujarë dhe për të ndihmuar sa herë që paraqitet mundësia./Përshtati: ShkodraNews