“Viza e artë”, 12 shtetet në Europë ku mund të blini pashaporten ligjerisht

786
0

Ato janë quajtur “Viza e Artë” dhe janë dera kryesore për të hyrë në Bashkimin Evropian: janë pasaportat për shitje, të vëna në dispozicion nga 12 vende të BE-së në këmbim të një investimi të konsiderueshëm.

Vendet në botë që zbatojnë këtë sistem janë 20 (duke përfshirë SHBA) dhe 12 prej të cilave janë evropiane: Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Greqia, Letonia, Lituania, Malta, Monako, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Një numër që mund të rritet me fillimin e programeve nga Mali i Zi dhe Armenia dhe (siç thuhet) në të ardhmen edhe nga Italia.

Që Italia do të hyjë në lojë, tani për tani nuk ka dëshmi konkrete, përveç faktit se në dhjetorin e kaluar u prezantua “Investor Visa for Italy”, një program që lejon qytetarët e vendeve jo-evropianë që të aplikojnë për vizë, por jo shtetësi, as pasaportë për një investim të konsiderueshëm.

Ajo çfarë ndryshon, thotë raporti i Transparency International është “çmimi i kartës”; në Austri, ku nuk ekziston një program real i Vizave të Arta, shtetësia akoma u jepet atyre që “kanë meritë të jashtëzakonshme” ndaj Republikës, ose investojnë një minimum prej 10 milionë euro; në Mbretërinë e Bashkuar ose në Qipro, 2 milionë janë të mjaftueshëm (mes qipriotëve tashmë është edhe Oleg Deripaska, miliarderi rus me lidhje të ngushta me presidentin Vladimir Putin); Malta kërkon 1.2 milionë, ndërsa Portugalia i pajis me shtetësi ata që investojnë një milion, ose 500 mijë në pasuri të paluajtshme ose ata të cilët fillojnë një aktivitet që i jep punë të paktën 10 personave.

Më të lira janë Greqia dhe Letonia, duke kërkuar vetëm 275 mijë euro dhe një vendbanim të përhershëm, gjë e cila i ka kthyer në shtëpi të dytë shumë pasanik por jo persona ekstremisht të pasur, në një masë aq të madhe sa Letonia, e cila fillimisht kërkoi vetëm një investim prej 70 mijë euro, duhej të rriste çmimin.

Deri më sot, bazuar në anketat e agjencive të specializuara në kërkesën dhe në marrjen e një pasaporte të dytë, tregu kryesor i blerësve të shtetësisë është ai kinez, pasi mbi 100,000 kinezë kanë shpenzuar 24 miliardë dollarë në dekadën e fundit për të blerë një lejë qëndrimi nëpërmjet programeve të investimeve, të ndjekur nga qytetarët rusë.