Arbër Demo nga Shqipëria dhe Mana Aoki nga Japonia këto ditë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni mjaft të veçantë në kryeqytetin e Japonisë, në Tokyo, shkruan KultPlus.com.
Në hotelin ku është mbajtur ceremonia e dasmës është vendosur flamuri i Shqipërisë dhe ai i Japonisë dhe me ceremoni tradicionale të të dyja vendeve është zhvilluar atmosfera e dasmës.
Në këtë ceremoni nuk ka munguar as vallja dhe veshjet tradicionale shqiptare të çiftit ndërsa të gjithë dasmorët kanë vallëzuar në valle nën ritmin e këngëve shqipe.
Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë disa fotografi mjaft të veçanta të cilat përcjellin atmosferën që ka mbizotëruar gjatë kësaj dasme.
Fotografia më e veçantë e dasmës është kur të gjithë dasmorët që qëndrojnë prapa çiftit bashkojnë duart për të krijuar simbolin shqiptarë, shqiponjën.