Sot punojnë në të njëjtin televizion, Jul Deda flet nëse do të ketë ribashkim të tyre

395
0

Dikur kanë qenë ndër personazhet e preferuar të publikut shqiptar për humorin që përcillnin.

Por, sot, secili prej ka marrë drejtime të ndryshme. Bëhet fjalë për Juljan Dedën, Gentian Zenelin dhe Ermal Mamaqin.

Të tre sot punojnë në të njëtën media, por me programe të ndryshme.

Dihet tashmë që grupi është ndarë për arsye që djemtë i kanë treguar në të kaluarën. Shkak është bërë vendimi i Gentit për të lënë Vizion + dhe për të kaluar në një tjetër television.

Por a mund t’i shohim sërish të tre aktorët. Në një intervistë për PanoramaPlus, Deda e ka lënë të hapur bashkëpunimin.

“Po, është e vërtetë që aty punojnë dy kolegët e mi, secili në emisionet e veta. Përsa i përket pyetjes për çfarë arsye do i refuzoja, unë jam një njeri që nuk njihem për refuzime. Nëse refuzoj dikë, e refuzoj përjetë, por ama nuk refuzoj kot. Por, njëkohësisht, jam shumë i vështirë për të ma mbushur mendjen, kështu që do u duhet shumë punë për të ma mbushur mendjen. S’e di, flisni me Ermal Mamaqin! (qesh)” – tha Deda.