E rrahën keq në 1997, pse u largua Rama drejt Parisit?

667
0

Më 22 janar 1997, në mesnatë, persona të panjohur goditën dhe rrahën keq Kryeministrin aktual të vendit Edi Ramën.

Rama, i cili sapo ishte kthyer në Tiranë pas një specializimi në Francë ishte duke shkuar në shtëpi për të vizituar prindërit, dy persona e ndoqën në një rrugë të errët dhe e rrahën rëndë.

“Trembëdhjetë gjuajtje”, u tha miqve, kur doktorët i hoqën tubat e ushqimit dhe të frymëmarrjes.

Pas rrahjes Rama vendosi të largohet, jo vetëm se ndjehej i kërcënuar, por edhe për të provuar fatin e artistit në migrim. U vendos në zemër të Parisit ku nisi një jetë të re.

Që atëherë arsyet për këtë rrahje akoma diskutohen edhe sot: Disa thonë se u rrah se po shkruante një shkrim kundër Berishës, të tjerë se e rrahën për një femër.