Bënë namin me dasmat luksoze, kush janë nuset VIP 2018

603
0

Moria e dasmave VIP që pushtuan mediat dhe rrjetet sociale këtë verë padyshim që shkaktoi bujë të madhe në botën e shoëbizit shqiptar.

Të gjitha dasmat kanë pasur veçantinë e tyre dhe vajzat janë kujdesur të vijnë të kuruara në detaj.

Shifra e shpenzimeve të këtyre eventeve ka qenë gjithnjë e lartë dhe ka pasur shumë të ftuar.

Albeu ka vendosur t’i risjellë për ju edhe njëherë në kujtesë.

Dasma e parë që hapi sezonin ishte padyshim dasma e moderatores Jona Spahiu. Jona ishte shtatzënë dhe ngjante akoma më e bukur me barkun e rrumbullakosur.

Pas Jonës bujë bëri martesa e modeles se njohur Angela Martini e cila u shfaq me një fustan të zi, dhe pati një dasmë minimaliste me vetëm veten e saj, burrin dhe shoqërueset.

Afërdita Dreshaj ishte gjithashtu këngëtarja shqiptare që pati një dasmë luksoze, që bëri bujë dhe mbi të gjitha tregoi edhe njëherë linjat perfekte të Dreshajt.

Edhe dasma e balerinit të mirënjohur shqiptar, Kledi Kadiu pati gjithashtu një bum mediatik edhe pse cifti u përpoq të ishte diskret.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja është dasma shumë intime e trashëgimtares së Top Channel, Sara Hoxha dhe moderatorit Ledion Lico.

Dasma e tyre u realizua në Como, një destinacion shumë romantik në Itali. /albeu.com/