Pas gjestit heroik qe beri me shpetimin e dy motrave binjake qe nena e tyre po tentonte ti mbyste ne lume, vjen dhe vleresimi per djaloshin qe shpetoj ne lumin Seman dy te miturat.
Sot Ardimir Murataj eshte vleresuar nga Kreu i Bashkise Fier Armando Subashi me certifikate mirenjohje si dhe i eshte ofruar nje vend pune ne bashki, raportojne mediat lokale, sic e shihni edhe ne videon me poshte.
Subashi nder te tjera i ka thene: “E ndieja per detyre qe te pakten te vije 5 minuta ketu e ta shprehja gojarisht falenderimet per ate akt qe ke bere”.