Veliaj i ftuar në dasmen e Sara Hoxhës, Top Channel çensuron ngjarjen skandaloze

625
0

Televizioni Kombëtar Top Channel po tregon çdo ditë e më shumë se është vënë në shërbim të kryebashkakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në këmbim të kioskave që kanë mbirë në të gjithë Tiranën, Vjollca Hoxha censuron edhe ngjarje skandaloze, pasojat e së cilës mund të kishin qënë tragjike.

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga çerdhet e Tiranës. Ashtu sikurse u raportua edhe në shumë media, një bombul gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të djeshëm në çerdhen 14 të Tiranës.

Ngjarja do kishte pasur pasoja fatale nëse do ndodhte në një tjetër orar, por fatmirësisht në momentin e shpërthimit fëmijët dhe as edukatoret nuk ka qënë të pranishëm në ndërtesë.

Pas ngjarjes pati shumë reagime nga politika dhe opinioin publik, por ai që duhej të merrte përgjegjësinë për gjendjen e sigurisë në kopshte dhe cerdhet e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj heshti, duke e anashkaluar ngjarjen si të mos kishte ndodhur kurrë. Jo vetëm që nuk mori përgjegjësinë e tij, por madje Erion Veliaj është angazhuar personalisht të gënjejë dhe mashtrojë çdo njeri publik që flet për ngjarjen, duke u thënë se shpërthimi ishte në një godinë jashtë çerdhes dhe pa lidhje me të.

Por, lajmi u transmetua gjerësisht në posthuajse të gjitha mediat, përjashtuar televizionin Kombëtar Top Channel, i cili e censuroi videon e ngjarjes në fjalë. Televizioni kombëtar Top Channel në vend që të raportonte shpërthimin e bombolës, nxirrte reklama për këmbësorët.

Ndoshta pazaret e Vjollca Hoxhës me kryebashkiakun përshijnë edhe fshehjen e ngjarjeve skandaloze të Bashkisë së Tiranës, nën drejtimin e Veliajt.