Ore ka avokat të popullit ky vend? Ajo që është parë sot në Pogradec është e tmerrshme

902
0

Profesori i njohur i Gazetarisë, Artan Fuga në një shënim të tij në Facebook, flet për degradimin e pronës publike. Fuga thotë se, punonjësit e administratës po degradojnë pronën e përbashkët, nisur nga ajo që ka parë në liqenin e Pogradecit.

Privatizimi i Diellit – Nga Artan Fuga

Shihni se çfarë i bën administrata publike e pushtetit lokal pasurisë publike. Rrënim, shëmtim, ngushtim, pisllëk. Shihni pastaj sesi mbi këtë rrënim të qëllimshëm, në sytë e qytetarëve që zbëzajnë, jepen hapësira publike që t’i shfrytëzojë privati, i cili pasi privilegjohet, sigurisht di ta nxjerri lekun.

Ky është rrënim i qëllimshëm për ta degjeneruar publiken në favor të privates që e paguajnë qytetarët. Ore kanë mësuar edhe në distrikte PPP. Ktheje përmbys publiken, lëre hurin pa tabelë, lëre rërën me mikrobe kolere, përmbysi varkat që qytetari t’ua hypi mbrapshtazi në rërë, si duket në foto, dhe jep pasurinë e qytetarëve te privati që kur ata ta përdorin të paguajnë për pasuritë e tyre.

Ore, ka më arsye në këtë vend? Por, bregu i liqenit, liqeni, si bregu i detit dhe rëra, janë të natyrës, të të gjithëve, kush ka të drejtë t’i shfrytëzojë ato pa punë dhe pa krijuar vlera si pronë private. Ore a e ka lexuar Adam Smithin, Rikardon, Xhon Lokun njeri në Pogradec, se Marksin nuk po zë në gojë se janë antimarksistë të tërbuar ca andej! Janë formuar teorikisht dukke bërë kritikën e volumit të katërt të veprës Kapitali.

Ore do të privatizojnë Diellin, po, po, e kanë privatizuar, sepse privati jep Diell me cilësi më të mirë se sektori publik. Ore ka avokat të popullit ky vend? Ka agjenci për konkurrencën? Ka ministri mjedisi apo Turizmi apo është zhvendosur në Jalë? Ka këshilltarë bashkiakë?