5 vjet nga aksidenti “Erdhi koha që Michael Schumacher të jetojë në paqe”

557
0

Kur kanë kaluar gati-gati pesë vite nga aksidenti i tmerrshëm që la në koma kampionin Michael Schumacher dhe e bëri atë një njeri më shumë të pajetë sesa të gjallë, duket se janë shuar shpresat që ai të kthehet ndonjëherë në jetë.

Brenda familjes së ish-kampionit, një nga të paktët që ka më shumë informacion është ish-kreu i Ferrarit i Formula 1, tani kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit (FIA), Jean Todt. Francezi thotë se shpesh e viziton mikun e gjorë.

Ai shprehet:
I rrethuar nga familja e tij ndihem i nderuar që mund ta vizitoj shpesh, por shëndeti i tij është një çështje private. Unë mendoj se është koha për të lënë Michael që të jetojë një jetë në paqe”.

Teksa gazetari e pyet se çfarë mund të ndodhë nëse shëndeti i tij përmirësohet, Todt thotë:
Unë e përsëris, është koha për të lënë Michael të vazhdojë të jetojë në paqe”.