Sociologu i njohur shqiptar kujton krimet e grekëve mbi shqiptarët: Mallkim!

565
0

Sociologu i njohur Ergys Mërtiri ka reaguar në lidhje me tragjedinë që përfshiu shtetit grek.

Me anë të një statusi në Facebook, ai shpreh keqardhjen por duke shtuar edhe krimet greke mbi popullin shqiptar.

“Na kanë marrë territor, na kanë vrarë, persekutuar, përzënë nga shtëpitë dhe ende nuk i pranojnë krimet e tyre”- shkruan ai në Facebook.

Postimi në Facebook:

Ndjej keqardhje për çdo jetë të humbur në Greqi. Vdekja është e tmerrshme dhe të trishton kudo ku e sheh.

Solidariteti njerëzor duhet të qëndrojë përmbi dallimet tona etnike, racore apo ideologjike.

Por edhe të thuash se solidarizohemi me grekët, sepse ata janë fqinjët tanë, është pa kuptim. Po të jetë për fqinjësi ata kanë qenë fqinj të këqinj për ne.

Na kanë marrë territor, na kanë vrarë, persekutuar, përzënë nga shtëpitë dhe ende nuk i pranojnë krimet e tyre.

Natyrisht, unë arrij të dalloj grekun e thjeshtë nga politikat shoviniste të vendit të tij dhe nuk fajësoj çdo grek tek e tek për to.

Prandaj dhe them se solidariteti dhe empatia që i adresohet njeriut si qenie njerëzore nuk duhet të ngatërrohet me nocione kolektive njësish etniko-politike si fqinjësia.

Po të jetë për fqinjësi grekët kanë qenë historikisht një mallkim për ne.