Zjarri në Athinë, dalin pistat e para, kush e vuri zjarrin, dhe cili eshte perfitimi qe kerkojne?

810
0

Ende nuk dihet arsyeja e saktë që shkaktoi zjarrin në zonat përreth Athinës, ndërkohë që agjencia e lajmeve AFP kanë thënë se flakët e tanishme mund të kenë filluar nga zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkisin shtëpitë e braktisura.

Gjithashtu ka dyshime të tjera që sugjerojnë se zjarrëvënia është frymëzuar nga persona që synojnë shfrytëzimin e pronave publike.

Pas vënies së zjarrit flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara edhe nga era e fortë, rreth 80 km në orë.
Deri më tani raportohet për të paktën 76 viktima dhe më shumë se 160 persona të lënduar.
Greqia ka shpallur gjendjen e emergjencës ndërsa edhe shtetet si Gjermania, Polonia, etj., kanë dërguar avionë në ndihmë për të shuar flakët.