Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka qenë këtë herë i ftuar në emisionin “Java” Të RTSH-së që transmetohet në RTSH 2 dhe moderohet nga gazetarët Artan Hoxha, Lorenc Vangjeli dhe analisti Preç Zogaj.
Ama këtë herë gazetari investigativ, Artan Hoxha nuk ka qenë në emision.
Artan Hoxha dhe Berisha gjithnjë kanë pasur përplasje mes tyre po hera që mbahet mend ëshë ajo e fundit, në News24 ku Hoxha e akuzoi Berishën se kishe vrarë një dëshmitar.
Berisha i është përgjigjur këtyre deklaratave duke u shprehur se gazetari është bashkëpunëtor i Haklajve.
Mesa duket kjo ka qenë edhe arsyeja pse Artan Hoxha ka vendosur të mos moderojë këtë mbrëmje.