Reagon ashpër Pacolli pas ofendimeve ndaj turistit kosovar në Shqipëri

498
0

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj hotelit “Ylli i Detit”, i cili gjendet në Durrës. Ku stafi i këtij hoteli ka ofenduar një djalosh nga Kosova, duke e quajtur derr.

Pacolli, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, se Shqipëria mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga turizmi por jo me raste të tilla.

Ai ka shtuar se, shpreson se të mos shoh më raste të tilla ofendimi nga ana e hoteleve të Shqipërisë ndaj kosovarëve.

Për më shumë, shkrimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Çdo verë, kaloj pushimet me familje edhe në Shqipëri. Shqipëria mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga turizmi, por jo duke pasur raste tē ngjashme sikurse ky që ndodhi sot. Sot pamë një shembull të tmerrshëm, të cilin kurrë nuk shpresoj ta shoh më. Nuk është një punëtori i Hotelit” Ylli i Detit” që ofendoi mysafirin nga Kosova në mënyrë të shfrenuar por është vetë pronari. Kjo nuk është ajo ndjenja për të cilën ne kemi ëndërruar dhe sakrifikuar ose ndjenja që na shtyen te pushojmë në Shqipëri.