Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku me postimet e tij në rrjete sociale shkakon shpeshherë të qeshura, por sot ka ndodhur krejt e kundërta. Eliminimi i Gjermanisë nga Botërori pas humbjes së ndeshjes së sotme me Korenë e jugut, ka bërë që Bes Kallaku ta përjetojë keq.
Aktori Kallaku ka postuar fillimisht një status ku i njofton të gjithë mos e telefonojnë dhe më vonë një foto ku shihet se është bërë për spital e shkruan se kështu ndodhet në këto momente.
“Po me rob shpie kur të bëjnë koment për humbjen e Gjermanisë edhe këta tifozët italian pupupu”, shkruan Besi në një status tjetër në Instastory.
Sakaq rrjeti ka shpërthyer pas deklaratave të tij.