Doni të shkoni në Amerikë gjatë verës? Ambasada e SHBA tregon një informacion të rëndësishëm

454
0

Nëse po planifikoni që të realizoni një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kësaj vere, me siguri ju duhet edhe një vizë turistike.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka sqaruar të gjithë aplikantët se çfarë është më e rëndësishme se dokumentet.

“Vera është një periudhë e mrekullueshme për të udhëtuar! A e dinit se vendimet për vizë në Ambasadën e SHBA-së bazohen në intervistën tuaj dhe jo në dokumentet që keni?

Ejani të përgatitur për të biseduar me ne rreth planeve tuaja të udhëtimit dhe lërini dokumentet në shtëpi! sqaron ambasada e SHBA.