E cilësuan si gruan më të shëmtuar në botë, pas transformimit ajo i la të gjithë me gojë hapur (Foto)

1306
0

Në vitin 2011, fotot e një gruaje nga Rusia e sapomartuar, bënë xhiron e rrjetit dhe me miliona njerëz përreth botës e cilësuan atë si “nusen më të shëmtuar që mund të ekzistonte”.

Tani, pas 7 vitesh, ajo ka ndryshuar aq shumë, saqë e vështirë që të njihet nga njerëzit që dikur u kanë thënë fjalët më të këqija.

Në fotot ku shihej e lumtur në ditën e dasmës me bashkëshortin e saj ushtar, të gjithë njerëzit ishin të sigurtë se ata nuk do të rezistonin bashkë, por ajo jo vetëm u ka treguar se e gjykuan gabim dashurinë e tyre, por edhe iu nënshtrua një diete rigoroze, ushtrimeve fizike dhe operacioneve, duke u shndërruar në tjetër njeri.

Ishte një gazetar rus ai që e zbuloi shndërrimin e gruas, pasi iu kujtua rasti në fjalë disa vite më vonë. Ai u interesua për gruan dhe pas një kërkimi arriti ta gjente atë, duke u befasuar nga transformimi i saj.

Nga gruaja më e shëmtuar në botë, ajo tashmë ka një trup të shëndetshëm, ku duket mjaft e lezetshme për shkak edhe të disa operacioneve estetike që ka kryer. Përsa i përket martesës së saj, rusja ka treguar se është mëse e lumtur me partnerin dhe tashmë ata janë prindër të një vogëlushi.