Durrsakja alarmon Policinë se i vodhën makinën, do habiteni me atë që kishte ndodhur

393
0

Një 25-vjeçare në Durrës denoncoi disa ditë më parë në policinë e qytetit vjedhjen e automjetit të saj.

Në njoftimin e datës 22.06.2018, bëhej me dije se shtetësja Sh.H., banuese në Durrës ka kallëzuar se rreth orës 10:00 i kanë vjedhur makinën tip “Peugeot”.

Mirëpo, sipas një njoftimi zyrtar të ditës së djeshme mësohet se makina e të resë nuk ishte vjedhur nga hajdutët.

25-vjeçarja ka dëshmuar në polici, sipas durreslajme, se e ka gjetur mjetin e saj, ndërsa ka habitur teksa ka treguar se kishte harruar vendin e parkimit ditën që ka bërë denoncimin.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim