Tirana, sipas Bashkisë së kryeqytetit mori pak ditë më parë çmimin si “hapësira më e mirë publike në Europë për vitin 2018, duke triumfuar mes 279 projekteve nga 32 vende në konkurrim”.
Megjithatë, këtij sheshi i kanë mjaftuar 15 minuta shi që të shpërfytyrohet i tëri për shkak të përmbytjes, pemëve të shkatërruara dhe rrëmujës.
Në videon e mësipërme duket se si sheshi “Skëndërbej”, në të cilin u tha se u investuan më shumë se 10 milion euro, ka dalë jashtë përdorimit nga pak minuta shi me qytetarë që kërkojnë vendin më të ngritur për të vendosur këmbën me qëllim që të mos lagen nga uji.
Ndoshta, juria që bëri vlerësimin duhej sjellë sot të shikonte “hapësirën më të mirë publike” në Europë për vitin 2018.