Lajm i mirë! Presidenti Trump firmos ligjin e shumëpritur për emigrantët në SHBA

545
0

Presidenti I SHBA Donald Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që i jep fund ndarjes së familjeve refugjate në kufi.

“Po punojmë që t’i japim fund ndarjes së fëmijëve nga prindërit dhe do nënshkruajmë një urdhër ekzekutiv. Do t’i mbajmë familjet bashkë, por në të njëjtën kohë do të ruajm rezistencën që vendi ynë të mos tejmbushet nga njerëzit e krimit”, tha ai.

Sakaq një debat i fortë ka shpërthyer në SHBA pas publikimit në media të pamjeve të fëmijëve emigrantë që pasi ndahen nga prindërit e tyre strehohen në kushte tepër të këqija në kampe refugjatësh.

Sipas ekspertëve amerikanë, ndarja e fëmijëve nga prindërit i kushton shtrenjtë buxhetit amerikan, mbi 700 dollarë / nata për strehimin, ushqimin dhe përkujdesjen për një fëmijë.

Kujtojmë se ligji për ndarjen e fëmijëve nga prindërit që hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara ka qenë në fuqi dhe është zbatuar që prej administratës së presidentit George W. Bush.