Gentian Zenelaj i përgjigjet “një më një” Erion Isait: Turp!

559
0

Pas statusit të aktorit dhe Drejtorit të Teatrit të Kukullave, Erion Isai, aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj ka shpërthyer me anë të një statusi në Facebook.

Zenelaj i është përgjigjur Isait me tone po aq të ashpra, pasi ai i quante kolegët të cilët dolën kundër një teatri të ri si “mitingarë, partikakë, zhurmanjosë”.

“E di Erion nuk e ke aspak të lehtë….e ka politika ketë gjë….të detyron te gëlltisësh gjera qe nuk duhet…dhe problemi eshte qe nuk i vjell dot me…do i kesh ne bark tere jetën…

I quajte koleget e tu partiake Erion…por harron qe aty ka shume kolege..ka kolege qe flasin ne skene por ka kolege edhe poshte qe degjojne…Po quan partiak Robert Ndrenikën???

Aman ma thuaj emrin e partise te Robertit qe ta votoj gjithe jeten..”- i përgjigjet Zenelaj Isait.

Statusi i plotë

Për Erion Isain dhe të tjerë:

Po pija kafen e paraprovave Erion dhe lexova ato rreshta qe ke shkruar për situatën e teatrit..Me ra në sy krahasimi që i bën kolegëve të tu me minjtë e teatrit..pastaj i quajte mitingarë ..partiakë….zhurmanjosë etj etj…

Në fillim u revoltova pastaj piva edhe nje kafe tjeter dhe vendosa të shkruaj dy rreshta une për ty..Erion je drejror i ri..je pak a shumë si një nuse e re …Po kështu i themi ne nga anët tona…

Nusja e re…dhe si nuse e re ke shumë vështirësi përpara..ke beteja të përhershme me kunatat e tjera …ato që janë drejtorë ose ato që nepermjet partisë duan të bëhen drejtorë si ty..por ke detyrēn e vështirë ti fitosh edhe zemrën vjehrrës së bashkisë dhe sidomos vjeherrit të kryeministrisë…

E di Erion nuk e ke aspak të lehtë….e ka politika ketë gjë….të detyron te gëlltisësh gjera qe nuk duhet…dhe problemi eshte qe nuk i vjell dot me…do i kesh ne bark tere jetën…I quajte koleget e tu partiake Erion…por harron qe aty ka shume kolege..ka kolege qe flasin ne skene por ka kolege edhe poshte qe degjojne…

Po quan partiak Robert Ndrenikën???aman ma thuaj emrin e partise te Robertit qe ta votoj gjithe jeten…po quan partiak Mirush Kabashin ???Roza Anagnostin? Si quhet partia e tyre Erion ???se do ti ndjek gjithe jeten…

Sepse i kam politikanët e mi të preferuar…kanë qënë edhe të tutë Erion..por në mes të rrugës zgjodhe teater tjeter..Erion prano nje keshille nga një njeri qe te njeh qe ne krye te heres..mos u bej marionete Erion.

Sepse meqe sapo je bere drejtor i Teatrit Kombetar te Kukullave duhet ta kesh kuptuar tashme si funksionon marioneta..ka me fije nga siper por ka edhe nga ato qe u futet dora poshte.kam vedosur mos ta marr per fyerje asnje nga epitetet e tua Erion .Seriozisht….por shume seriozisht po ta them …Mendo per keto qe te thashe…Seriozisht. http://www.albeu.al/showbiz/gentian-zenelaj-i-pergjigjet-nje-me-nje-erion-isait-turp/405020/