Të refuzosh domethënë të mos jetosh dhe jetën të ta marr një vulëhumbur që…

799
0

Gazetari i njohur Denis Dyrnjaja ka reaguar i prekur nga ngjarja e rende qe i mori jeten nje 19 vjecareje sot dhe autori u vetevra pas krimit.
“Vritet akoma për xhelozi apo refuzim në Shqipëri. Një tjetër mendjeshkurtër i mori jetën një 19 vjeçareje këtë mëngjes në Tiranë. Marrëzitë nuk kanë fund. Kemi probleme të thella si shoqëri për femrën, për dashurinë dhe për marrëdhënien mashkull-femër. Është skandaloze që refuzimi nuk ekziston si opsion pasi të refuzosh dmth të mos jetosh.
Dhe jetën ta merr një vulhumbur që ka aq karakter të dobët sa i merr jetën dhe vetes për të mos u përballur me pasojat që mendon se e presin pas aktit frikacak të vrasjes së femrës që e refuzoi ose e largoi nga jeta e saj”.