Dalin detajet tronditëse: 31-vjeçari ishte i martuar, la pas 1 fëmijë

725
0

 

Detaje të reja bëhen të ditura nga ‘News24’.  31-vjeçari nga Kukesi ishte në një lidhje me 19-vjeçaren dhe u mësua se pasi ajo i kishte dhënë fund lidhjes së tyre, ai nuk e kishte duruar dot ndarjen.

Mësohet se Xhaferi kishte qenë më parë i martuar dhe kishte një fëmijë 1 vjeç. Mirëpo ai ishte ndarë nga gruaja dhe kishte lënë në baltë familjen për shkak të lidhjes me 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni.

Lidhja e tyre kishte zgjatur 6 muaj derisa Xhuljeta i ka kërkuar atij ndarjen.v Çifti janë njohur në një market ku 19-vjeçarja punonte dhe mësohet se djalin e kishte në kujdestari Xhaferi, i cili sot u kishte kërkuar fqinjëve ta mbanin për disa orë pasi i duhet të largohej për një punë.