Ja çfare i bëri Vjehrra e mencur, 3 nuseve të saj! Ngjarje interesante..

2652
0

Një nënë e mençur e cila i kishte tre djem dhe i kishte rritur me mundime të shumta pasi burri i saj kishte ndërruar jetë prej kohësh fillon tregimin e saj dhe thotë:

Unë i kam tre djem dhe të gjithë shqyr Zoti janë martuar… erdhi koha që të ndahen dhe secili të dal në shtëpinë e tij…

Ende nuk dija se me cilin djalë të shkoj e ta kaloj pjesën e mbetur të jetës time dhe të shijoj pak rehati dhe lumturi në atë shtëpi në të cilën do të jetoj… Më erdhi një ide dhe vendosa që natën e parë ta kaloj te biri im i madh, në mëngjes kur u zgjova kërkova prej nuses së tij të më sjell pak ujë që të marr abdes, pasi mora abdes dhe i fala dy reqate namaz, ujin e mbetur në enë e hodha mbi shtratin në të cilin fjeta….

Kur erdhi ta rregulloj dhomën time, i thash nuses: oj bija ime kështu është halli i pleqve, e kisha lag shtratin natën pa e hetuar… Ende pa i përfunduar fjalët e mia, filloi të më bërtas reja ime dhe të më quaj me fjalët më të rëndë, derisa sa më tha: oj pshurravicë, tani vet kape e laje dhe thaje këtë shtrat se na e qelbe krejt shtëpinë e re, nëse edhe njëherë ndodh dije se çka ka me të gjetë..

E mbajta hidhërimin në gjoksin tim, por lotët nuk munda t’i mbaj, e mora e pastrova shtratin e tera, kur e takova birin tim të madh, edhe ai më shikonte me zemërim dhe e kishte vrenjtur fytyrën e tij…

Në natën e dytë, shkova të flejë te biri im i dytë, dhe veprova të njëjtën gjë, u hidhërua edhe reja e dytë, më ofendoi rëndë dhe e ftoi birin tim i cili më ofendoi më shumë se sa gruaja e tij, duke më thënë: nuk du me jetu ma me këtë pisllëk me të cilin kam jetu qe sa vite..

Dola prej tyre, e përbuzur dhe e nënçmuar dhe u drejtova te shtëpia e birit tim të vogël, kur u zgjova në mëngjes i kërkova ujë si zakonisht nuses dhe veprova të njëjtën gjë me ujin e mbetur, kur erdhi ajo, i tregova për urinën time…

Mu drejtua me fjalët: mos ke dert oj nënë … se kështu është gjendja e të moshuarve….sa herë e kemi bë nevojën në rrobat e juaja kur kemi qen të vegjël…t’i je zonjë në shtëpinë tonë, mos u ngushto për asgjë… pastaj e pastroi shtratin e parfumoi, mi mori edhe pizhamet e mia të cilat i pastroi…

Shkova te oda vjetër dhe i nxora gjithë lirat e mia që i kisha kujtim nga bashkëshorti dhe nëna ime, i ftova tre djemtë me nuset e tyre dhe fillova t’ua tregoj ngjarjen, e u thash: Ai uji mbi shtrat nuk ka qen urinë, por unë e kam hedh ujin e abdesit me qëllim që me jua pa fytyrën tuaj të vërtetë..

U drejtu kah reja e saj e vogël dhe tha: Kjo është bija jem me të cilën du me i kalu këto ditë të jetës time, se ju më bërët të qaj si fëmijë, kurse kjo më ledhatoi dhe më gëzoi si fëmijë… Andaj këto lira i takojnë vetëm kësaj si dhuratë për sjelljen e saj… Dy djemtë e mëdhenj së bashku me nuset e tyre mbetën të shtangur dhe u penduan thellësisht për veprimin e tyre… Pastaj iu drejtova djemve të mi me këto fjalë:

Këtë do t’ua kthejnë fëmijët tuaj kur të mplakeni o bijtë e mi andaj përgatituni për pendim në këtë ditë ashtu siç i rash pishman unë për mundin tim ndaj jush përveç vllaut tuaj të vogël… ai ka me jetu i nderuar dhe ka me taku Zotin e tij i gëzuar…. e juve nga kjo ju privuan grat e juaja kur nuk ia mësuat vlerën e nënës tuaj.