U “tallën” me një pastruese në moshë, rrjeti shpërthen kundër Roza Latit dhe Dasarës

554
0

Eshtë bërë virale ditën e sotme një video ku shihen dy moderatoret Roza Lati dhe Dasara Karaiskaj.

Ato kanë shpërthyer në të qeshura dhe kanë shkëmbyer batuta në lidhje me pastruesen që ka kaluar pranë tavolinës ku ato po xhironin.

Të gjithë i kanë konsideruar shumë fyese dhe të shëmtuara batutat e vajzave duke i kryqëzuar shumë keq në rrjete sociale.

Gerta Shino banore e Big Brother, është shprehur shumë e indinjuar nga kjo video, por mesa duket Dasara se ka duruar dot reagimin e Gertës.

Ajo i është kthyer me këto fjalë:

Unë mendoj që kjo e i ndinjuara e ka mamin pastruese per vete prandaj. Në kushte të tjera, në vende të tjera të botës nuk ka pastruese aq injorante (sepse puna është ndër dhe lavdi, por injoranca jo) të të dali para kameras ndërkohë që ti je duke zhvilluar një intervistë.
Nderisa kjo halja me inicialet joq, shpejt u kujtua të bëj lajm. P. S. Meqenese këtu tek ne injoranca ka çuar tek malet vetëm halet, ndjehem e detyruar të sqaroj një detaj aq elementar, nuk jam tallur me profesionin e saj…. Ama do tallem e do qesh vazhdimisht me injorancën e këtij vendi që nuk njeh as A e normave të sjelljes…. Pra: Po zhvillojmë një intervistë, ku trapin (trapi është mjet lundrues dhe jo fjalë e pisët) me del përpara kameras, o idiote.”

Gerta thjesht ka treguar se mami i saj ka vdekur prej 9 vitesh pas kësaj deklarate.