Del fotoja, kur Edi Rama i shëbente partisë dhe xhaxhit Enver

645
0

Që Kryeministri Rama sot është në politikë dhe angazhimin e tij si numri 1 i qeverisë e njohin të gjithë, por të shkuarën pak njerëz e dinë.

“Fax Neës” ka publikuar faqen e një reviste të vitit 1984, “Punonjësit tanë tregojnë”, ku mes rreshtave shihet edhe emri i Kryeministrit Rama.

Një kontribut për partinë dhe shokun Enver, për të cilin Edi Rama e ka skalitur me mjaft mjeshtëri duke i shërbyer partisë, edhe pse asaj kohe partia as që e mendonte se në 2013-ën, Edi Rama do të ishte Kryeministër i vendit.

Ndonëse sot Kryeministri Rama tenton të portretizohet si një person me personalitet të vecantë dhe thuajse unik, duket se vite më parë ai nuk ka mundur të shmangë ideologjinë e “turmave”.