Zbulohet e shkuara e errët e biznesmenit që e qëlluan mbrëmë në mes të Vlorës

518
0

29-vjeçari Vasil Dervishaj është qëlluar mbrëmjen e djeshme në qytetin Vlorës.

Ai u qellua nga persona të paidentifikuar, mes një blloku pallatesh, në rrugën “Gjergj Araniti”, në lagjen “Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut në qytetin bregdetar.

Dervishaj kishte në pronësi disa bare dhe një kompani kafeje, ndërsa në momentin që është qëlluar, ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip Ford me targa të huaja.

Sipas policisë, pista kryesore e hetimeve është prishja e pazareve në trafikun e drogës.

Kjo pasi biznesmeni i kafesë në Vlorë ka qenë më parë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike.

Vijon puna për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.