Gati pagesa në Rrugën e Kombit, ja kur rinis tarifimi. Priten protesta?

490
0

Me 31 mars të këtij viti qindra qytetarë nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja u mblodhën për të protestuar në hyrje të tunelit të Kalimashit, kundër taksës së Rrugës së Kombit .

Kjo taksë e cila do të vilej nga koncensionari, pas dakordesise me qeverinë, synonte të merrte para nga të gjithë përdoruesit e Rrugës së Kombit .

Banoret e Kukesit protestuan, diten e pare te punes se koncensionarit.

Protesta që në fillim ishte jo e qetë, por përmasat e saj kaluan pritshmërinë.

Qindra protestues të revoltuar, iu sulën sporteleve të pagesave duke i djegur ato plotësisht, dhe shkaktuan një dëm që u përfol të kapte shifrat e 7 milionë eurove.

Pas gjithë atij skenari të dhunshëm, reagoi edhe kryeministri i vendit i cili në një deklaratë për media, tha që është tërhequr nga pagesa fillestare dhe se do të ketë një kontratë tjetër me koncensioarin për të ulur pagesën për banorët e zonës.

Por, skenari i dhunës ishte vetëm njëra pjesë e episodit të kësaj takse, pasi ende pa kaluar 24 orë nga protesta, 11 kuksianë do të arrestoheshin 4 nga ta ende ndodhen në burg.

Në një kohë kur kuksianët, tanimë të ndihmuar edhe nga partitë opozitare kërkojnë lirimin e 4 personave protestues, duket se java e ardhshme do të ndezë sërish gjakrat.

Duket se javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë.

Ende nuk dihet asgjë në lidhje me pagesën, nëse koncensionari ka rënë dakord për uljen e tarifës, apo protesta të reja na presin?