6 vajzat jetime nga Kukësi, marrin vëmendjen me të madhe në ‘Opinion’, rekord shikueshmërie

425
0

Emisioni ‘Opinion’ këtë javë ka trajtuar një sërë zhvillimesh dhe tema nga aktualiteti. Sa i përket audiencës duket se dita e martë ka thyer rekordin e shikueshmërisë së javës.

Të martën u fol për pasurinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, por tema që i mbërtheu të gjithë pas ‘Opinion’ ishte historia e 6 vajzave jetime nga Kukësi, të cilat jetonin në kushte të këqija ekonomike. Atë mbrëmje ‘Opinion” ka marrë audiencën më të lartë të regjistruar gjatë kësaj jave. Sipas të dhënave shikueshmëria arrti në 54.4% kur u transmetua kronika për 6 vajzat jetime nga Kukësi.

Po ashtu reagimi qytetarë në faqen tonë të facebook ka qenë i lartë, mesa duket jeta e vështirë e 6 vajzave jetime i ka prekur të gjithë.

Ndërsa përgjimet e politikanëve kanë marrë audiencën më të ulët për javën në ‘Opinion’.

Të hënën në mbrëmje në emisionin “Opinion” u sollën në vëmendje të publikut disa zhvillime të aktualitetit. Në pjesën e parë ishte në një intervistë live, kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi, i cili u dhunua  gjatë protestës së PD ditën e shtunë, ai ka rrëfyer në emision atë çfarë ndodhi dhe gjakosjen e tij gjatë protestës para Ministrisë së Brendshme. Në pjesën e dytë u fol për lirimin e ish ministrit Saimir Tahiri. Në pjesën e tretë u fol për protestën që opozita mbajti ditën e shtunë. Audienca maksimale atë mbërmje ishte  49.4% dhe ajo mesatare  37.5%.

Të martën në mbrëmje në emisionin “Opinion” u fol për pasurinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Po ashtu në nisje dhe në mbyllje të emisionit u transmetua një kronikë për 6 vajza jetime nga Kukësi të cilat jetonin në kushte të vështira dhe jetës e tyre kishte marrë tjetër rrjedhë pas ikjes së prindërve. ‘Opinion’ kërkoi ndihmën për të pajisur me shtëpi, dhe shkollim këto 6 vajza. Emisioni dedikuar atyre do të transmetohet javën që vjen të martë në orën 22:00. Maksimumi i audiencës arriti 54.4% që në nisje të emisionit, pikërisht në orën  22:13. Ndërsa audienca mesatare ishte  41.9%. Ky ishte emisioni më i ndjekur i javës.

Të mërkurën në mbrëmje në emisionin “Opinion”  u fol për mrekullitë natyrore të vendit tonë. Gjatë emisioni u prezantuan nga të ftuarit edhe disa zona të pa njohura tepër të bukura që ndodhen në Shqipëri të cilat mund të mos i kemi vizituar. Sa i përket audiencës Audienca maksimale ishte 37.6% dhe audienca mesatare 30.0%.

Mbrëmjen e të enjtes në emisionin “Opinion” u fol për përgjimet më të famshme politike në Shqipëri dhe format se si përgjohen politikanët dhe zyrtarët shtetëror. Audienca mesatare 29.6% dhe audienca maksimale 37.7%./ G.Zaimaj-Opinion.al©