1988, si ishte vendvarrimi i Skënderbeut para dhe pas ndërtimit të memorialit në Lezhë

645
0

Në kuadër të Vitit të Skënderbeut është parashikuar edhe restaurimi i Memorialit të Heroit tonë Kombëtar.

Ai është ngritur me 23 Nëntor 1981 dhe është projektuar dhe ideuar nga “Skulptori i Popullit” Odhise Paskali dhe arkitekti Latif Lazimi.
Ai shtrihet në zemër të qytetit antik të Lissusit dhe ka një sipërfaqe rreth 225 metra katrorë e lartësi 11 metra.


Në vitin 1988, Muzeu Historik-Lezhë ka përgatitur një botim të posaçëm kushtuar memorialit.

Botimi historik, që ka si redaktore Feride Paplekën e formulues grafik Françesk Zirin, përmban edhe një serë fotosh interesante se si ishte qyteti i Lezhës dhe zona e vendvarrimit të Skëndërbeut, para dhe pas ndërtimit të memorialit.


Për fotografitë që shoqërojnë botimin është kujdesur Naim Kasapi.