Skip to content

Kledi Kadiu i jep fund beqarisë..

Dy vite pas ardhjes në jetë të vajzës së tij, balerini famshëm shqiptar Kledi Kadiu ka vendosur të “djegë shaminë e beqarit”.

Mediat italiane bëjnë me dije se ceremonia e martesës do të mbahet më datë 28 të muajit të ardhshëm në periferi të kryeqytetit italian. Sipas mediave italiane dasma do të zhvilohet buzë liqenit të Braçiano-s.

Ermal Meta, Maria De Filipi, Ambeta Toromani janë vetëm disa nga emrat e personazheve të famshëm që mendohet se do të jenë të ftuar në dasmën e balerinit shqiptar.

Balerini 44- vjeçar dhe Charlotte Lazzari u bënë para dy vitesh prinddër të një vajze të quajtur Lea. Ndërsa vetëm tani kanë vendosur ta kurorëzojnë familjen e tyre me një dasmë madhështore.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.