U ngjit në katin e katërt për të shpëtuar fëmijën e varur në ballkon, emigranti “Spider-Man” fiton nënshtetësi franceze – madje dhe një vend pune (Foto/Video)

699
0

Një emigrant malian i cili tanimë po njihet si një hero dhe të cilit i është vendosur nofka “Spider-Man” i Parisit do të bëhet një shtetas francez pas takimit me Presidentin francez Emmanuel Macron këtë mëngjes.

Arsyeja pse ai ka fituar një status të tillë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është fakti se ai ishte ngjitur deri në katin e katërt për të shpëtuar një fëmijë që ishte i varur në ballkon.

Madje, siç raportojnë mediat, përveçse ka fituar shtetësinë franceze, Mamoudou Gassama, 22 vjeç, i është ofruar edhe një vend pune, si pjesë e brigadës së zjarrfikësve.

Shpëtimi dramatik, në të cilin Gassama ngjitej nga ballkoni në ballkon dhe të arrinte fëmijën në më pak se 30 sekonda, u kap nga kamerat dhe pamjet u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale.

Gassama, i cili tha se mbërriti në Francë disa muaj më parë “duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij” në vend, ishte fotografuar gjatë takimit me Presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee këtë mëngjes. /Telegrafi/