Kryetari i bashkisë së Pogradecit u shpall fitues i Llotarisë Amerikane. Në reagimin e parë të tij për mediat, Kapri ka sqaruar se familja e tij aplikon rregullisht për lotarinë amerikane dhe më tepër për të testuar fatin.
Kryebashkiaku, sqaron se e përzgjedhur në lotari ka qenë bashkëshortja e tij, por që nuk kanë në plan të largohen.
“Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vit rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu”, tha Kapri.