Barcaleta E Ditës: Berberi Dhe Deputeti

1873
0

Një ditë një luleshitës shkon tek një berber për një prerje flokësh. Pas prerjes, ai i kërkon faturën dhe berberi i përgjigjet:

“Unë nuk mund të pranoj para nga ju, sot po bëj shërbim falas ndaj komunitetit”.

Luleshitësi shumë i lumtur e përshëndet ngrohtësisht dhe largohet nga dyqani. Mëngjesin tjetër, kur berberi shkon për të hapur dyqanin, ai gjen një shënim me një “Faleminderit” të shkruar mbi të dhe një duzinë me trëndafila para derës.

Më vonë një pastiçier shkon tek berberi, gjithashtu për të prerë flokët dhe kur përpiqet të paguajë faturën, berberi përsëri përgjigjet:

“Unë nuk mund të pranoj para nga ju, këtë mëngjes po bëj shërbim falas për komunitetin tim”.

Pastiçieri i lumtur, largohet nga dyqani. Mëngjesin tjetër, berberi gjen përpara dyqanit një letër me mbishkrimin “Faleminderit” dhe një kuti me ëmbëlsira dhe kroasantë të ngrohtë që e prisnin tek dera.

Pastaj vjen një deputet për të bërë një prerje flokësh. Kur ai i kërkon të paguajë faturën, berberi i përgjigjet:

“Unë nuk mund të pranoj para nga ju. Këtë javë po bëj shërbim falas për komunitetin tim”.

Deputeti, shumë i lumtur me këtë lajm, largohet menjëherë nga dyqani.

Mëngjesin tjetër, kur berberi shkon për të hapur dyqanin një duzinë deputetësh të tjerë ishin rreshtuar para dyqanit.

– Na thanë se bëni prerje flokësh falas!