Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Tirana, pasi në motorin e tij janë gjetur dy mina me telekomandë.
“Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet vijojnë më tej, teksa i riu akuzohet për mbajtje pa leje dhe prodhimi të armëve shpërthyese dhe municionit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.