Turisti francez gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Krujë..

496
0

Një turist francez është gjetur i pajetë në një hotel në Krujë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore që kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Kanë qenë punonjësit e hotelit që kanë zbuluar trupin e pajetë të turistit francez.

Mbrëmjen e djeshme ai ishte ngjitur në dhomë, por më pas nuk ka dalë më nga aty.

Nga verifikimet e policisë mësohet se ai nuk ka shenja dhune në trup.

Dyshimet janë që turistik francez të ketë humbur jetën nga infarkti në zemër.