Dalin fotot, kush ishte demokrati i flaktë që sulmoi komunistët e Enverit

708
0

Një përplasje fizike ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Varrezat e Dëshmorëve teksa një grup nostalgjikësh komunist u afruan aty me foto dhe banderola për Enver Hoxhën.

Një moment, një grup të rinjsh iu afruan atyre duke i hequr prej duarve fotot e diktatorit Hoxha, gjë e cila ka sjellë edhe përplasje fizike.

Albeu.com mëson se ishin të rinjtë demokratë ata që ndërhynë duke hequr edhe kurorat e vendosura nga komunistët.

Njëri prej tyre (shiko foton) është aktivisti i djathtë Gentian Gjonaj, i njohur për retorikën e tij të fortë anti-komuniste.

Gjonaj është shoqëruar disa herë në polici dhe u bë i famshëm për këngën kundër Ramës. Sëfundmi ai u shoqërua në polici gjatë protestës për lirimin e kuksianëve para Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë