Ata tërhoqën vëmendjen me pjesëmarrjen e tyre në Big Brother si çifti i vuajtur me një djalë, të cilët deklaruan se nuk kishin as dyshek në shtëpinë ku jetonin.
Ndërsa fituan zemrat e shumë njerëzve me historinë e tyre, tashmë jeta e Ejonës dhe Ademit, ka ndryshuar drastikisht.
Të paktën kështu duket nga ato që postojnë në rrjetet sociale.
Së fundmi çifti ndodhet me pushime në Katar, ku shihen në vende luksoze. Gjithashtu ata shihen me makina të ndryshme.
Nuk dihet se me çfarë po merret çifti i njohur, por më në fund ditët e lumtura kanë trokitur edhe për ta.