“Jam Nana” na zhgënjeu, zbulohet e vërteta që fshihet (VIDEO)

461
0

“Jam nana”, ishte shprehja që e hasnim këto ditë në të gjithë rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Por duket se e gjithë videoja e cila flite për eksperiencat seksuale të një personi, paska qënë e inskenuar.

Këtë e ka bërë të ditur regjizori Drilon Hoxha në Instagramin e tij.

Përmes një video ai paralajmëron filmin e tij të ri, ku personazh është Avniu me taksinë e tij.

Hoxha thotë se ia arritën qëllimit që të gjithë të flisnin për “Jam Nana”, sepse gjithçka paska qenë e planifikuar dhe se shumë shpejt do ta shohim gjithçka në film.

Hoxha thotë: Ne e bëmë hit këtë personazh dhe asgjë nuk është personale, gjithçka është pjesë e filmit. Çfarë keni parë në video, do e shihni në film.

Nga ana tjetër, personazhi, Avniu thotë: Ju presim në kinema, ju duam shumë.