Zgjoheni në mes të natës qull në djersë? Trupi po ju paralajmëron për këto sëmundje

699
0

Ju ndodh shpesh t’ju dalë gjumi në mes të natës dhe prapritur të kuptoni se jeni bërë qull në djersë?

A e dini se ka disa gjëra për të cilat trupi juaj është duke ju paralajmëruar dhe ju nuk duhet t’i injoroni?

Më poshtë keni një liste me disa nga sëmundjet, për të cilat trupi është duke ju lajmëruar.

Menopauza

Gjatë kësaj periudhe kalimtare femrat përjetojnë afshe të nxehta dhe shpesh ndodh që gjatë natës gjumi t’u dalë nga këto të fundit.

Teprimi me alkoolin

Është gjithashtu një arsye përse dikush mund të zgjohet në djersë. Nxjerrja e alkoolit jashtë nga organizmi bën që trupi juaj të mbulohet me bulëza djerse, pasi toksinat janë liruar nga trupi.

Sëmundjet kardiovaskulare

Pas të 50-ave njerëzit janë më tepër të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe nëse nuk vuani apo nuk kuroheni për këtë sëmundje nëse për shumë netë me rradhë jeni zgjuar të djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu. Djersitja natën është shenjë e sëmundjeve të zemrës.

Hipoglicemia

Nëse ju vuani nga niveli i ulët i sheqerit mund të ndodhë që të zgjoheni natën të djersitur.

Trupi juaj është duke luftuar një infeksion

Në qoftë se trupi juaj është duke luftuar kundër një sëmundjeje apo infeksioni, kjo gjendje mund të shkaktojë djersitje natën. Kjo gjë mund të vazhdojë për ditë ose edhe javë dhe pse simptomat e tjera mund të jenë zhdukur.

Vuani nga tiroidet

Djersitja natën është një simptomë e zakonshme për ata që vuajnë nga hiperaktiviteti i tiroideve.

Disa medikamente të caktuara mund të shkaktojnë djersitje

Djersitja natën mund të jetë një efekt anësor i shumë barnave. Ilaçet kundër depresionit e ato të diabetit janë në krye të kësaj liste.

Çrregullimet autoimune

Janë gjendjet kur sistemi imunitar gabimisht identifikon diçka normale si një rrezik për shëndetin. Këto sëmundje mund të shkaktojnë djersitje të tepërt natën.