Nëna ime më gënjente, njerka kurrë!

850
0

Pasi ndërroi jetë nëna e djaloshit 8-vjeçar, babai i tij u martua me një grua tjetër.

Babai, një ditë, pasi e pa të mërzitur djalin e tij, e pyeti: Ore bir, a ka ndonjë ndryshim mes nënës së vjetër dhe kësaj të resë?

Djali gjithë naivitet i përgjigjet: Nëna ime e vjetër më gënjente gjithmonë, kurse kjo e reja, jo!

Babai në habi e sipër, e pyeti: Si qenka kjo punë, more djalë?!

Djali i përgjigjet babait të tij, po me naivitet: Po ja, nëna ime e parë, kur luaja deri vonë, inatosej dhe më thoshte se nuk do të më jepte për të ngrënë nëse nuk shkoja shpejt në shtëpi.

Unë as që e vrisja mendjen, sepse e dija që ajo, gjithsesi, do të dilte për të më kërkuar me panik nëpër rrugicat e lagjes, derisa të më gjente, të më çonte në shtëpi dhe të më jepte darkën, qoftë edhe me zor. Kurse tani me nënën e re është ndryshe.

Kur më thotë, po nuk erdhe me vrap në shtëpi do të mbetesh pa ushqim, ajo e mban fjalën. Ja, kam që mbrëmë që nuk kam ngrënë gjë! Jam shumë i uritur babi!

Më pas të dy u përqafuan me sytë të përmbushur me lot.