Edi Rama sëmuret në mes të takimit [VIDEO]

494
0

Kryeministri Edi Rama ka shfaqur probleme shëndetësore në takimin e parë që zhvilloj me qytetarët në kryeqytet, në fushatën e re të llogaridhënies me qytetarë në mbarë vendin. Kryeministri ka shfaqur probleme me kollën dhe teshtimat, ndërsa dielli i fortë e bezdiste jo pak shefin e ekzekutivit.

(Kollitet vazhdimisht Kryeministri Edi Rama)
Shpesh zëri i ka ikur e falja për ndjekësit nuk ka munguar nga Kryeministri Rama për problemet shëndetësore të shfaqura në këtë takim.
Tirana ka qenë takimi i parë që Edi Rama zhvilloj me qytetarët lidhur me ecurinë e punës së qeverisë për këto 6 muajt e parë të mandatit të dytë qeverisës. Edhe pse thekson se qeveria ka bërë shumë punë, ende sipas Ramës mbetet shumë për tu bërë. E për tu bërë tashmë ka mbetur dhe Vettingu në politikë.
Edi Rama:
“Edhe politikanët që prej 28 vitesh nuk kanë bërë gjë tjetër përveçse kanë akuzuar njëri tjetrin dhe kanë krijuar idenë se jemi të gjithë njëlloj, duhe të gjithë duhen futur në një thes të përballen me këtë sistem dhe të ndahet më në fund shapi nga sheqeri”.
Por largimi nga sistemi nuk është shpëtim për individët e drejtësisë.
Edi Rama:
“Dua t’ju them të gjithë atyre që thonë si mund të mbarojë me kaq, që njerëz që disponojnë pasuri marramendëse ta mbyllin historinë vetëm duke u larguar nga sistemi u them se ky është vetëm fillimi”.